Të shtunën, më 01 tetor 2022, shkolla joformale “Haxhi Nazim Xhaferri” shënoi fillimin e këtij viti akademik me takimin informues të cilin e realizoi me prindërit dhe nxënësit e rinj të cilët iu bashkëngjiten karvanit të dijes.

Takimi u hap me leximin e ajeteve kuranore, më pas të pranishmit patën rastin të dëgjojnë për shtypjet e nxënësve të cilët janë në vitin e fundit të kursit. Fjalën e rastit e pati përgjegjësja, Ajshe Emini, e cila në mes tjerash prezantoi edhe aktivitetet e vitit të kaluar si dhe programin e këtij viti.

Shkolla edukative “Haxhi Nazim Xhaferri“ sivjet vjen me risi të reja ku përveç kursit të etikës fetare dhe nxënies së Kuranit, do të starton edhe me kurse të tjera aftësuese në fusha të ndryshme.

Kërçovë, 1 tetor 2022