Një nga aktivitetet më të rëndësishme të FRI – dega në Kërçovë është shkolla edukative “Haxhi Nazim Xhaferri”, që është kryefjalë e mësimit të shkronjave dhe leximit të Kuranit Famëlartë në qytetin e Kërçovës.

Në vigjilje të festës së Bajramit të Kurbanit, urimet e festës u manifestuan me certifikimin e nxënësve të cilët këtë vit akademik përfunduan me sukses nivelin e parë, pra mësimin e shkronjave të Kuranit, dhe nivelin e dytë, mësimi e leximit të Kuranit.

Programi i shpërndarjes së certifikatave u shoqërua nga një fjalë rasti e përgjegjëses së shkollës, mësueses Aisha Emini, një program artistik nga nxënësit dhe një koktel solemn. U bë gjithashtu shpërndarja e dhuratave të Bajramit për nxënësit dhe fëmijët prezent.

Rëndësia e kësaj vatre të diturisë është e veçantë për ne, dhe si e tillë do të vazhdojë të frymojë për të edukuar brezat që vijnë nën frymën e shenjtë të Fjalëve të Zotit.

Kërçovë, 9 korrik 2022