Pas një çerek shekulli të një pune të palodhshme, shkolla e mesme Islame është renditur si një nga 100 shkollat më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, pas arritjes së rezultateve të shkëlqyera në garat për lëndë të ndryshme në verën e kaluar.
Shkolla ka marrë lajmin e mirë, kur Ministri i Shtetit për Shkolla, David Laws, i uroi ata për arritjen e rezultateve të shkëlqyera në garat e verës së kaluar.
David Laws, në letrën dërguar drejtorit të kësaj shkolle, thotë : “Shkolla juaj, qartë pajis nxënësit e saj për sukses në studime dhe për punësim në të ardhmen.”
“Rezultatet janë tregues i ndritshëm për punën e madhe dhe suksesin e stafit tuaj të shkollës dhe nxënësve.”
“Unë do të doja t’ju falenderoj ju dhe gjithë shkollën tuaj për ndjekjen e standardeve më të larta për arritje në arsim.”
Kjo arritje nuk është e para për shkollat ​​islame në Britani të Madhe .
Në shkurt të vitit 2013, shkolla e mesme për vajza Tauheedul Islami u vlerësua si instituti me arritjet më të larta të të nxënit në Britani .
Në mars , shkolla ishte në listën e ngushtë për ” Shkolla e Mesme e Vitit ” për çmimet vjetore në arsim Times Supplement.
Në raportin e tyre, inspektorët e vlerësuan mësimin në këtë shkollë si ” shumë efektiv “, një “kulturë që premton shumë” dhe studentët ” jashtëzakonisht të sjellshëm dhe të vëmendshëm”.
Në Britani vlerësohet se jetojnë 2.7 milion.
Në shkollat britanike janë 400.000 studentë muslimanë në shkollat ​​britanike, sipas Këshillit Musliman të Britanisë (MCB). /mesazhi/