Categories
Lajme

Shkollat islame në Angli me suksese të larta

Me student me rezultate mahnitëse, shkollat islame janë vlerësuar si institutet me arritjet më të larta të mësim nxënies në Britani.
Ata gjatë vitit 2013, shkruan OnIslam, ‘kanë arritur rezultate mahnitëse dhe konkrete ka thënë Hamid Patel për The Muslim News.
Shkolla në qytetin industrial të Blackburnit ka pas arritje të larta si institucion i edukimit në qytet bashkë me Darwen në veri-perëndim të Anglisë.
Rezultatet treguan se 95% të nxënësve janë vlerësuar me 5+A*-C (përfshirë edhe gjuhën angleze dhe matematikën) .
Shkollat Islame kanë treguar rezultat të suksesshëm në nivel kombëtar dhe jo veç disa prej tyre.
Sipas statistikave të Departamentit të Arsimit shkollat Tauheedul (shkollë Islame) është shkolla më e mirë në vend për arritjet saj të larta tek nxënësit që më herët gjatë shkollimit fillor kanë pas nivel të ulët të arsimimit.
Në mars kjo shkollë u kandidua për shkollën e mesme të vitit ‘Shkolla e Mesme e Vitit’ nga çmimi vjetor i Times Educational Supplement ./ekuilibër/
 
 

Exit mobile version