Në Shkup dje pasdite u mbajt një protestë në përkrahje të kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan dhe kundër protestave të ditëve të fundit, transmeton Ina.
Kjo protestë ka pasuar vetëm disa ditë pasi që ishte u mbajt një protestë tjetër në mbrojtje të protestuesve dhe kërkesave të tyre lidhur me sheshin Taksim në Stamboll.
Në Shkup po mbretërojnë opinione të ndryshme lidhur me protestat në Turqi dhe se qytetarët shprehin mendime të ndryshme. Protestuesit e djeshëm përmes një marshit të nisur nga xhamia e Murat Pashës kanë shprehur përkrahjen për Erdogan.
“Ne jemi të mllefosur me protestat e pahijshme dhe të dhunshme, ku përmes tyre po shprehet edhe një tallje me fenë nga ana e protestuesve vandal”, theksuan organizatorët e protestës.
Marshi u organizua kryesisht nga studentë turq dhe shqiptarë.
EDITOR
11 years ago
previous article
Në Kalanë e Lezhës ruhet një nga xhamitë më të vjetra në Shqipëri
next article
OJQ-të përfitojnë zyrat brenda komunës së Çairit
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
15 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
15 hours ago