urkeshë,
U shndërrova në arkeolog duke gjetur fjalë për të ta shfaqur shpirtin e zemrës sime.
U shndërrova në piktor duke vizatuar sytë e tu.
U shndërrova në historian duke shënuar të gjitha kujtimet e mia për ty.
U shndërrova në shndërrimtar e ëndërrimtar duke shndërruar veten në gjithçfarolog, duke ndërruar ditën me natë për të parë ëndrrat e paardhura.
U shndërrova në atë çfarë nuk isha për të mos mbetur i pashndërruar i keq.
U shndërrova në atë çfarë kisha për të mbetur i shndërruar i mirë.
U shndërrova në shtrat për të pushuar ti në mendjen time. Rri aty!
U shndërrova në jorgan për të të mbuluar me zemrën dhe dashurinë time. Mos ik!
U shndërrova në shumëçka për të të thënë gjithçka dhe prapë mbeta me pak – duhet të kenë qenë shpikur fjalë me horizont më të gjerë. Më është bërë padrejtësi!
U shndërrova unë në vrastar, duke e vrarë veten, për të tharë sytë e tu. Të bëra të qash për të t’i marrë lotët, për t’ua hequr njelmtësinë dhe kështu për t’i shndërruar sytë e tu në burim jetëdhënës…
U shndërrova së fundmi në poet, duke shtrydhur fjalë prej lotëve të së nesërmes, për ta bërë sot kujtimin tonë vdekjemarrës…
Arsim Jonuzi
EDITOR
10 years ago
previous article
Urime, vajza juaj është inatçeshë.
next article
Si t’i largoni mitiserët (pikat e zeza dhjamore)?
you might also like
TRAJNIMI I FUNDIT I PROJEKTIT “EUREKA” NË SHKUP
20 hours ago