Ditëve të sotme formati PDF është ndoshta njëra nga format më të përhapura të dërgimit të skedarëve, duke përfshirë këtu libra elektronikë, apo dokument nga ndonjë vepër tjetër.
Por mund të paraqitet nevoja që të bëhet ndryshimi i ndonjë pjese, por që realisht nuk mund ta bëni.
Dhe mund të shtrohet nevoja që për të bërë ndryshime të tilla, ajo që duhet të bëni është të ktheni skedarin nga formati PDF në Word, që të jeni në gjendje që ta bëni ndryshimin.
Dhe një softuer pa pagesë (Free PDF to Word) që së fundi ka dalë mund të ju ndihmojë në lidhje me këtë. Ai iu mundëson që të ktheni çdo dokument të formatit PDF në formatin Word, kështu që mund të filloni ta editoni.
Dhe me anë të Microsoft Word-it, pasi t’i keni bërë ndryshimet që dëshironi mund të bëni sërish ruajtjen e atij skedari në formatin PDF. (PCWorld Albanian)
Categories