Çdo i treti burrë në Serbi i cili ka bërë testin e ADN-së për të konfirmuar atësinë mbi fëmiun, del se nuk janë në të vërtetë baballarët biliogjik të fëmijëve të tyre, shkruan “Blic”.
Arsyeja se pse i shtynë burrat serbë të bëjnë me të madhe ADN teste, është se ata shpeshherë kanë dyshime se tradhtohen nga gratë e tyre.
“Burrat gjithnjë e më tepër kërkojnë vërtetimin e atësisë përmes testimeve ADN, përderisa gratë janë të prira të kërkojnë të drejtat e tyre në rrugë gjyqësore mbi fëmijët e tyre. Meshkujt janë më dyshues, se tradhëtohen nga gratë e tyre, dhe një gjë e tillë duket se del e vërtetë, ngase 30 për qind e burrave del se kanë patur të drejtë në dyshimet e tyre” – ka thënë, Oliver Stojkoviq, menaxheri i laboratorit të ADN-së në Beograd, transmeton Almakos.
Ai thotë se në një rast babai ka testuar të gjithë fëmijët e tij që kanë qenë gjashtë, por se ka pasur edhe raste kur nëna ka sjell katër burra të ndryshëm për ADN test, për të vërtetuar atësinë e fëmijës së saj./Almakos
Categories