Juventusi është caktuar të përballet me Lyonin për sfidën e radhës çerekfinale të Europa League.

Nikoqiri i finales së këtij viti të Europa League eliminoi me vështirësi Fiorentinan në rundin e kaluar, dhe do të ketë edhe një sfidë tjetër të vështirë në rrugën drejt finales.
Bianconerët do të udhëtojnë në Lyon për ndeshjen e parë, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë në Juventus Stadium.
Nga shortet tjera, AZ Alkmaar është caktuar përballë portugezëve të Benficas, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Holandë.
Valencia do të përballet me Basel për një vend në gjysmëfinalen e garës, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Zvicër. Sfida e fundit e nxjerrë ishte ajo në mes të Sevillas, që eliminoi Real Betisin, dhe Portos, që eliminoi Napolin. /Telegrafi/