Categories
Lajme FRI

Shpallen fituesit e konkursit për punimet studentore me temë "Ta njohim Muhamedin a.s."

Studentët fitues do të marrin pjesë në panelin e diskutimit me temë “Ta njohim Muhamedin a.s.”

Nga konkursi i shpallur nga Forumi Rinor Islam me rastin e fushatës “Ta njohim Muhamedin a.s.”, komisioni i përbërë nga: Dr. Muhamed Murtezi, Prof. dr. Drita Mamuti Fazlia, Dr. Bashkim Aliu dhe hoxhë Hasan Baftijari, përzgjodhi pesë punimet më të mirë, të cilët janë:

  1. Poetizimi i përkthimeve të disa haditheve të Muhamedit a.s. në gjuhën shqipe – Ajshe Zilbehari

  2. Tejkalimi i konceptit të drejtësisë dhe barazisë në Islam – Meriton Arsllani

  3. Shëndeti i Muhammedit a.s dhe kujdesi ndaj tij – Shpresim Jagubi

  4. Drejt gjurmëve të tij – Arberia Abdushi

  5. Komunikimi dhe elokuenca e Muhammedit a.s – Emira Rexhepi

Studentët, me të njëjtat tema, do të marrin pjesë në panelin e diskutimit, që organizohet më 24.12.2016, me fillim prej ora 14:00, në Bushi Resort & Spa, në Shkup.

Poashtu, këtë ditë për studentët fitues do të shpërndahen certifikata dhe dhurata, kurse për studentët pjesëmarrës në konkurs do të shpërndahen lëvdata.

Exit mobile version