Është marr vendim zyrtar për konkursin ndërkombëtar për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë
Nga 136 kompani projektuese dhe freelancer te regjistruar në konkursin për Xhaminë në Prishtinë, 81 projekte janë dorëzuar në kohë. Në mesin e këtyre konkurentëve ishin edhe shum arkitektë dhe kompani projektuese me famë botërore.
Pas 4 raundeve të përzgjedhjes, eliminohen shumica e projekteve dhe juria përzgjedh 5 projekte në rrethin e ngushtë.
Sipas jurisë profesionale e përbërë nga: Amir Pašiq Naim Tërnava Sabri Bajgora Ibrahim Numan Attilio Petruccioli Muhamet Morina Jusuf Xhibo asnjëri prej konkurentëve nuk ishte meritor për vendin e parë, prandaj ka marr vendimin që vendi i dytë t’i takojë projektit me shifren 21PR22 dhe projektit me shifren 1025AC, ndërsa vendi i tretë t’i takojë projektit me shifren 487DH. Sa i përket vendit të parë sipas Jurisë nuk e ka meritu asnjë konkurent! /urbanmag/
1025AC (vendi i parë)
21PR22 (vendi i dytë)
487DH (vendi i tretë)