Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot shpalli fituesit e pesë planeve më të mira të biznesit, në manifestimin e dytë me rradhë që u zhvillua në kuadër të projektit Gara e biznesit “Bëhu me perspektivë-fillo biznesin tënd”, që u organizua nga Ministria e Ekonomisë. Ministri Neziri para të pranishmëve në eveniment, tha se qëllimi i kësaj gare, është nxitja e frymës sipërmarrëse në mesin e të rinjve, përmes përgatitjes së studentëve dhe të sipërmarrësve të rinjë për fillimin e një biznesi.
“Projekti u realizua në dy faza. Në fazën e parë studentët dhe të sipërmarrësit e rinj potencial aplikuan me ide të biznesit, me çrast në këtë thirrje publike arritën gjithsej 56 aplikacione, komisioni i selektoi 40 ide më të mira të biznesit, të cilët e kaluan trajnimin e përbërë nga 13 module me qëllim që të jenë në mënyrë adekuate të aftësuar për përcjelljen e ideve në planin e biznesit”, theksoi ministri Neziri, duke shtuar se në fazën e dytë të projektit, të rinjtë aplikuan me plane konkrete të biznesit, ku nga 29 aplikacione të parashtruara 19 aplikacione kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara.
Pas evaluimit të kryer, Komisioni për përgatitjen e Thirrjes Publike dhe për evaluim dhe për zgjedhjen e planit më të mirë të biznesit bëri një ranglistë duke selektuar 5 plane më të mira të biznesit të cilat sot u shpërblyen. Prandaj, në kuadër të këtij projekti, Ministria e Ekonomisë ka paraparë ndarjen e shpërblimeve në të holla-vauçerë për pesë plane më të mira të biznesit: shpërblimi i parë në vlerë prej 330.000 denarë, shpërblimi i dytë në vlerë prej 230.000 denarë, shpërblimi i tretë në vlerë prej 140.000 denarë, shpërblimi i katërt në vlerë prej 100.000 denarë dhe shpërblimi i pestë në vlerë prej 60.000 denarësh.
Besarta Xhoni e fitoi vendin e parë me planin e saj të biznesit „Make your mobile happy with battery full“, ndërsa vendi i dytë i takoi Nikolla Nikollovski për planin e tij të biznesit “Zgjidhje për shtëpi të zgjuar”. Petar Ninovski e fitoi shpërblimin e tretë për planin e biznesit „BBP Academy The future of E-learning“, nërsa Ana Minovska e fitoi vendine katërt për planin e biznesit “Inovacioni, kreativiteti, mobiliteti”, vendin e pestë e fitoi Pançe Ribarski për planin e biznesit “Kopshti i zgjuar”.
Categories