Vazhdon tradita e FRI-së në stimulimin e brezave të rinj që të jenë sa më të përgatitur në fushën e dijes, duke organizuar kështu për herë të parë nga nëndega e Karshiakës manifestimin në të cilin shpërblehen semimaturantët më të mirë të shkollave fillore në kuadër të Komunës së Studeniçanit, me moton: “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë” që u mbajt në Sh.F. ”Naim Frashëri” në Studeniçan.
Fjalë rasti pati Kryetari i FRI-së nëndega Karshiakë z.Burhanedin Nuhiju i cili përmendi se ideja për organizimin e një manifestimi të këtillë lindi nga fakti se FRI tanimë vite me rradhë në manifestimin me rastin e vitit të ri HIXHRI bën shpalljen e nxënësve më të mirë të shkollave të mesme dhe të studentëve më të dalluar dhe duke e patur parasysh se në atë manifestim nuk përfshihen nxënësit e shkollave fillore, andaj ne vendosëm të organizojmë një manifestim të këtillë. Kryetari i FRI-së, nëndega Karshiakë falenderoi të gjithë ata të cilët kontribuan që të realizohet ky manifestim, përfshirë këtu: drejtorët e shkollave, arsimtarët, komunën dhe gjithë donatorët që ndihmuan realizimin e këtij evenimenti.
Fjalë rasti patën edhe Nënkryetari i FRI-së Hasan Baftijari, drejtori i SH.F. ”Alija Avdoviq”  z.Fatmir Mustafa i cili përgëzoi këtë manifestim, ndërkaq kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki falenderoi FRI-në për punën që e bën me shpresë dhe dëshirë që të vazhdojnë këto projekte, ai u shpreh se viteve të ardhëshme Komuna e Studeniçanit do ta mbështet edhe më shumë këtë manifestim i cili në një mënyrë i stimulon nxënësit tanë të mësojnë edhe më shumë.
Programi ishte i pasuruar me disa vjersha në gjuhën shqipe dhe gjuhën turke.
Në këtë manifestim u shpërblyen 5 semimaturantë të zgjedhur nga drejtoritë dhe kolegjiumet e arsimtarëve të shkollave përkatëse. Të gjithë nxënësve më të mirë ju nda nga një pako me libra nga shtëpia botuese “FURKAN ISM” nga Shkupi, një shum modeste të hollash dhe nga një lëvdatë.

Semimaturantet - Karshiake (1)
Kryetari i FRI-së nëndega Karshiakë z.Burhanedin Nuhiju

Semimaturantet - Karshiake (6)
Kryetari i FRI-së nëndega Karshiakë z.Burhanedin Nuhiju duke shpërnda lëvdata

Semimaturantet - Karshiake (2)
Nënkryetari i FRI-së Hasan Baftijari

Semimaturantet - Karshiake (4)
Shpërblehen nxënësit më të mirë të shkollave fillore në kuadër të Komunës së Studeniçanit nga ana e FRI-së

Semimaturantet - Karshiake (3)
Kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, duke shpërnda lëvdatat

Semimaturantet - Karshiake (8)
Kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, duke shpërnda lëvdatat

Semimaturantet - Karshiake (9)
Shpërblehen nxënësit më të mirë të shkollave fillore në kuadër të Komunës së Studeniçanit nga ana e FRI-së

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam