Categories
Lajme FRI

Shpërblehen semimaturantët e Komunës së Dollnenit dhe Krushevës

Më datë 8 Qershorë 2014 (e dielë) në  restaurantin “GRAND INSTANBULL”  në fshatin Llazhan FRI -Dega në Prilep, për herë të dytë rradhazi realizoi me sukses manifestimin  e shpërblimit të semimaturantëve më të mirë dhe atë nën moton “Investo për diturinë, siguro ardhmërinë”.
Të pranishëm në manifestim ishin: profesorë, drejtorë të shkollave, arsimtarë, student, nxënës, prindër dhe  antarë të Forumit Rinorë Islam pranë deges Prilepit dhe Krushevës. Fjalë përshendetëse mori kryetari i FRI-së dega Prilep z. Mahir Jashari i cili u shpreh se: “Ky manifestim ka për qëllim të dëshmojë atë se, organizata së cilës i përkasim ne, përbëhet nga një shpirt, dituri-dashës, dhe si i tillë ngrihet dhe krijohet mbi bazat e nj koncepti qytetërues të jetës.Për këtë shkak, Forumi Rinor Islam çdoherë e ka parë të rëndësishëm procesin edukativo-arsimor. Kjo do të thotë që vetëm përmes ngritjes shpirtërore dhe kulturore e shkencore të rinisë sonë mund të krijojmë një ardhmëri të shëndoshë”.
Rëndësia e diturisë në jetën tonë është e rëndësishme aq sa për t’i dhënë rëndësi qendrore. Vlera e saj në ndërtimin e personalitetit të pacenueshëm dhe stabil islam të njeriut gjithnjë e më tepër e vërteton nevojën tonë për të fituar njohuri nga të gjitha sferat, qofshin ato fetare, shkencore, ato e ndërtojnë shpirtin tonë.
Fjalë përshendëtse pati drejtori i shkollës fillore “Mirçe Acev”, Llazhan Davud LajiqiI cili i pershendeti të pranishmit dhe Forumin Rinorë Islam dega Prilep per këtë iniciativë për të nxitur sa më shumë dijë në ardhmërinë tonë. Në kete manifestim moren pjesë shtatë nxënes të te gjitha shkollave fillore ne komunën e Dollnenit dhe Krushevës. Krahas shpërblimeve që morrën semimaturantët  nga një lëvdatë për suksesin a aritur ata morën edhe një komplet me libra të dhuruara nga Shtëpia Botuese Furkan ISM nga Shkupi.

Semimaturanetet - Prilep2
Shpërblehen semimaturantët e Komunës së Dollnenit dhe Krushevës

 

Exit mobile version