Nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, Forumi Rinor Islam – Nëndega Karshiakë dhe komuna e Studeniçanit, për herë të tretë me radhë, organizuan manifestimin për shpalljen e semimaturantëve më të mire në rajonin e Karshiakës.
Manifestimi në fjalë u realizua në palestrën sportive të shkollës fillore ‘’Naim Frashëri”, në fshatin Studeniçan. Fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet pati kryetari i FRI-së në Karshiakë, Burhanedin Nuhiju dhe kryetari i komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku.

Në program morën pjesë të gjithë drejtorët e shkollave fillore të komunës së Studeniçanit, ndërsa fjalë përshëndetëse në emër të tyre pati drejtori i SH.F “Naim Frashëri”, Reshat Sulejmani.

Në këtë ngjarje, në shenjë falenderimi për bashkpunimin e ndërsjellë, u ndanë mirënjohje për disa shkolla fillore: SH.F “Naim Frashëri”- fshati Studeniçan, SH.F “Alija Avdoviç”- fshati Batincë dhe SH.F “Kemal Ataturk” fshati Koliçan i poshtëm.

Programi u përmbyll me shpalljen e semimaturantëve më të mirë, të cilët u shpërblyen me nga një dhuratë modeste, tablet elektronik, nganjë pako me libra nga shtëpia botuese “ FURKAN ISM’’ dhe shtëpia botuese “ART BOOKS”.

Nxënësit më të mirë:

Nergis DAIL – SH.F.P. “KEMAL ATATURK” F. Koliçan i Poshtëm;
Rexhep BESLIMOVSKI – SH.F.P. “Alija Avdoviq” F. Cvetovë;
Rexhep BILALLOVSKI SH.F.P. “Draga Stojanovska” F. Sveta Petkë;
Adelisa TUTIQ – SH.F. “Alija Avdoviq” F. Batincë (mësim në gjuhën maqedone);
Kadire BAJRAMI – SH.F. “Alija Avdoviq” F. Batincë (mësim në gjuhën shqipe);
Milaim AJRULLA – SH.F.P. “Naim Frashëri” F. Moranë dhe
Jasin RAMADANI – SH.F. “Naim Frashëri” F. Studeniçan 

Sk