Në organizim të Forumit Rinor Islam – Nëndega Karshiakë dhe Komunës së Studenicanit me datë 08.05.2015 në palestrën sportive të Sh.F.Alija Avdoviq në f. Batincë u realizua me sukses manifestimi për shpalljen e semimaturantëve më të mirë në rajonin e Karshiakës nën moton “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmerinë.”
Me fjalimin e tij kryetari i Nëndegës së FRI z.Burhanedin Nuhiju në mes tjerash tha se vetë organizimi i një manifestimi të këtillë dhe vetë motoja e këtij manifestimi “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmerinë” flet shumë dhe e jep mesazhin e duhur se pse ne i jemi kushtuar organizimit të një manifestimi të ketillë.Fjalë rasti pati edhe z.Fevzi Musliu – kryetar i FRI-së, i cili theksoi rëndësinë që i kushton Forumi Rinor Islam avancimit të diturisë që ky asociacion rinor orvatet të motivon të rinjtë tanë për t’ju kapur më fortë dijes e shkencës.Kryetari i Komunes se Studenicanit z. Azem Sadiki falenderoi FRI për këtë iniciativë dhe theksoi se Komuna e Studenicanit gjithmonë do ti mbështet aktivitetet e këtilla të cilat ndikojnë në ngritjen e nivelit të arsimit në Komunen tonë.
Në këtë manifestim në të cilën nuk munguan poezitë, ilahitë dhe vallet kombëtare u shpërblyen 6 semimaturantë të zgjedhur nga drejtoritë dhe kolegjiumet e arsimtarëve të shkollave përkatëse. Krahas pakos së librave, semimaturantët u dekoruan me nga një tabletë iPad dhe nga një Lëvdatë.
Me poshtë do ti cekim edhe semimaturantët më të dalluar në çdo shkollë përkatëse:
Isra Bislimi nga SH.F.”Naim Frashëri” f.Studeniçan.
Xhevrija Dailovska nga SH.F.”Alija Avdoviq” f.Cvetovë.
Feride Veliu nga SH.F.”Draga Stojanovska” f.Svetapetkë.
Ebrar Nuhiju nga SH.F.”Naim Frashëri” f.Moranë.
Rejhan Memedi nga SH.F.”Alija Avdoviç” f.Batincë.
Nerjan Imer nga SH.F.”Kemal Ataturk” f.Koliçan i poshtëm.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i komunës, kryetari i FRI, përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtorë, arsimtarë, prindër dhe nxënës të shkollave fillore e të mesme.

Semimaturantet - Karshiak (1)
Shpërblehen semimaturantët më të mirë në rajonin e Karshiakës

Semimaturantet - Karshiak (5)
Shpërblehen semimaturantët më të mirë në rajonin e Karshiakës

Semimaturantet - Karshiak (4)
Shpërblehen semimaturantët më të mirë në rajonin e Karshiakës

Semimaturantet - Karshiak (3)
Shpërblehen semimaturantët më të mirë në rajonin e Karshiakës