Vazhdon tradita e FRI-së në stimulimin e brezave të rinj që të jenë sa më të pregaditur në fushën e dijes, duke organizuar kështu për të dytën herë Manifestimin në të cilin shpërblehen semimaturantët më të mirë në rajonin e Dërvenit, me moto: “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”.
Fjalë rasti pati, z.Hasan Baftijari – kryetar i FRI-së Dega Shkup, i cili theksoi rëndësinë që i kushton Forumi Rinor Islam avancimit të diturisë te të rinjët,“të investojmë në dije është mund të cilën shpresojmë që brezi i ri të jenë promotorë dhe bartësit e proceseve të mëdha të kësaj shoqërie”.Kryetari i FRI-së Dega Shkup, falenderoi të gjithë ata të cilët kontribuan që të realizohet ky manifestim, përfshirë këtu: drejtorët e shkollave dhe arsimtarët.
Fjalë rasti pati edhe drejtori i shkollës fillore Sami Frashëri “Gllumovë”, përshëndeti këtë tubim në emër të të gjithë drejtorëve të cilët ishin të pranishëm në këtë aktivitet, i cili shprehi falenderim të veçantë kundrejt FRI-së që luan rolin e një senzibilizuesi për motivim kah e mbara dhe parandalim nga ajo që është devijuese në shoqërinë tonë.
Në këtë aktivitet nxënësit e shkollër fillore “Dituria” – f. Saraj kishin pregaditur një Dramë artistike, ndërsa nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” – f.Radushë u prezantuan me një recital “shkencëtarët e vegjël”.
Në këtë manifestim u shpërblyen 18 semimaturantë të zgjedhur nga drejtoritë dhe kolegjiumet e arsimtarëve të shkollave përkatëse. Krahas mirënjohjeve të cilët u dekoruan nga Forumi Rinor Islam – Dega Shkup, këtij manifestimi iu bashkangjit me nga një pako librash nga shtëpia botuese Furkan ISM.
Aktiviteti në fjalë u bë në bashkëpunim me shkollat e rajonit të Dërvenit edhe atë:
– Sh.f. “Dituria” – f.Saraj
– Sh.f. “Ibe Palikuqa” – f.Bojanë
– Sh.f. “Sami Frashëri” -f. Gllumovë
– Sh.f. “Emin Duraku” – f.Bukoviq
– Sh.f. “Faik Konica” – f. Radushë.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Forumit Rinor Islam