Vazhdon tradita e FRI-së në stimulimin e brezave të rinj që të jenë sa më të përgatitur në fushën e dijes, duke organizuar kështu për të nëntën herë me rradhë Manifestimin në të cilin shpërblehen semimaturantët më të mirë në Tetovë dhe rrethinë, me moton: “Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”.
Fjalë rasti pati, z.Fevzi Musliu – kryetar i FRI-së, i cili theksoi rëndësinë që i kushton Forumi Rinor Islam avancimit të diturisë që ku asociacion rinor orvatet të motivon të rinjtë tanë për t’ju kapur më fortë dijes e shkencës. Ai në fjalën e tij të rastin potencoi faktin se disa semimaturantë të cilët janë zgjedhur në këtë manifestim, ka ngjarë që të jenë zgjedhur si maturantët më të suksesshëm, apo studentët më të suksesshëm e dalluar në manifestimin e shënimit të Hixhrit që mbahet secilin vit nga ana e Forumit Rinor islam. Kryetari i FRI-së, falenderoi të gjithë ata të cilët kontribuan që të realizohet ky manifestim, përfshirë këtu: drejtorët e shkollave, arsimtarët, komunat dhe gjithë donatorët që ndihmuan realizimin e këtij evenimenti.
Fjalë rasti patën edhe profesorë dhe drejtor të shkollave. Drejtori i shkollës “11 Tetori“ shprehu falenderim të veçantë kundrejt FRI-së që luan rolin e një sensibilizuesi për motivim kah e mbara dhe parandalim nga ajo që është devijuese në shoqërinë tonë. Ndërkaq, duek ndarë emocionet e një prindi në të cilin manifestim zgjidhet e bija e tij, Dr. Ekrem Ismani falenderoi këtë organizatë për organizimin e këtij evenimenti në të cilin tubohen të gjithë protagonistët e suksesit të nxënësve: prindërit, arsimtarët e drejtorët.
Programi artisik u shoqërua më shfaqjen e dokumentarit, me temë: “Familja, vatër edukimi”, i përgatitur enkas për këtë manifestim ku me prononcimet e tyre profesor, sociolog, teolog e psikolog treguan për rëndësinë e familjes në edukimin e brezave të rinj. Pjesë e programit artistik ishte edhe drama nga aktorët e rinj të “Artal” nga Tetova.
Në këtë manifestim u shpërblyen 23 semimaturantë të zgjedhur nga drejtoritë dhe kolegjiumet e arsimtarëve të shkollave përkatëse. Krahas pakos së librave nga shtëpia botuese “FURKAN ISM” nga Shkupi dhe libraria “ALB-AS” nga Tetova, semimaturantët do të ndjekin një trajnim falas në Qendrën për Gjuhë të huaja “FLUENT” në Tetovë.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetar të komunave, përfaqësues të institucioneve arsimore, drejtorë, arsimtarë, prindër dhe nxënës të shkollave fillore e të mesme.

Semimaturantet - Tetove  (1)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (4)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (9)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (5)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (16)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (15)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (14)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (6)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (3)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (2)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (11)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (10)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (7)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

Semimaturantet - Tetove  (13)
“Të nxisim dijen, të investojmë për ardhmërinë”, manifestimi i shpalljes së semimaturantëve më të mirë në Tetovë

 

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam