Categories
Lajme

Shpërndahen 2000 kopje të Kur’anit në panairin e librit në Beograd

Me organizimin e Bashkësisë Islame të Serbisë, Ligës për Sanxhakun dhe Komunitetit kulturor të Boshnjakëve është organizuar shpërndarja falas e përkthimit të kuptimeve të Kur’anit të shenjtë, në shtandin e Shtëpisë botuese “El-Kelimeh” në Panairin e Librit në Beograd

Interesimi i qytetarëve ishte i madh dhe i dukshëm, gjë që dëshmohet nga shpërndarja e mbi dy mijë kopjeve të përkthimit të kuptimeve të Kur’anit të shenjtë!
Donator i këtij aksioni të madh është bamirësi e nënkryetarit të Komunitetit të diasporës së Sanxhakut, Ahmet Ahmatoviç.

Exit mobile version