Një institut islamik në Holandë ka filluar shpërndarjen falas të kopjeve të përkthimit holandisht të Kur’anit të Shenjtë.
Instituti el-Sunneti është e realizuesi i planit të shpërndarjes, në bashkëpunim me Grupin Islamik el-Jekin, raporton faqja: Sadi al-Balad website.
Plani është duke u zhvilluar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit me qëllim të ofrimit të përkthimeve holandisht të Kur’anit për ata musliman në Holandë të cilët nuk e njohin gjuhën arabe.
Përkthimi i Kur’anit në holandisht ofron një mundësi për myslimanët në Holandë që të njihen më mirë me mësimet e Librit të Shenjtë në Ramazan.
Jo-Muslimanët të cilët janë të interesuar të dinë më shumë për Islamin dhe mesazhet e Librit të tij të Shenjtë, gjithashtu, mund të përfitojnë nga shpërndarja e kopjeve falas.
Holanda, sipas përqindjes së popullsisë, ka disa prej bashkësive më të mëdha myslimane në Bashkimin Evropian.
Në këtë shtet, pra në Holandë, jetojnë afër një milion myslimanë, që përfaqësojnë afërsisht gjashtë për qind të popullsisë. Muslimanët janë të përqendruar në zona të mëdha urbane, veçanërisht në katër qytetet më të mëdha siç janë Amsterdami, Rotterdami, Haga dhe Ulrecht.
Burimi: IQNA /News
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
EDITOR
10 years ago
previous article
Gruaja pakistaneze që bëri histori në kaligrafi të Kur'anit
next article
Lufta e Gazas humbje apo fitore?!
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago