FRI – Dega Tetovë për të qenë pranë nevojtarëve edhe sivjet po realizon aktivitetin Shporta e Ramazanit.

Ky aktivitet realizohet për të disatën herë me radhë në Tetovë, me qëllimin lehtësimin e nevojave të të varfërve, skamnorëve, e jetimëve të këtij vendi, kështu duke dhuruar një shportë prej 300 denarësh, e cila përmban gjërat elementare ushqimore.

Shporta e Ramazanit gjindet në dy pika të qytetit dhe atë në marketet Ramstore, afër UT-së dhe qendrës tregtare Pallma mall.