Edhe këtë vit, Forumi Rinor Islam – dega Kumanovë, për nder të muajit Ramazan, organizon aktivitetin Shporta e Ramazanit.
Ky aktivitet realizohet me qëllim të ndihmës ndaj jetimëve, të varfërve e skamnorëve me pako me gjëra elementare ushqimore.
Shporta e Ramazanit realizohet në qytetin e Kumanovës, në dy pika dhe atë: në super marketin Selman Turizëm dhe Musli market.