Categories
Lajme FRI

Shportat e para të Ramazanit gëzuan familjet nevojtare të Kumanovës

Në Kumanovë Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, në kuadër të aktivitetit “Shporta e Ramazanit”, realizoi shpërndarjen e parë të shportave, me artikuj ushqimorë themelorë.

Shpërndarja u bë në qytetin e Kumanovës, ku u shpërndanë gjithësej 300 shporta; në fshatin Orizare, u shpërndanë gjithësej 90 shporta dhe në fshatin Vaksincë 80 shporta. 

Shpërndarja e shportave u bë në familjet e të varfërve, skamnorëve dhe jetimëve.

Përndryshe, shpërndarja do të vazhdojë edhe tjera ditë, gjatë muajit të Ramazanit.

Exit mobile version