Forumi Rinor Islam – nëndega Sllatinë në kuadër të aktivitetit “Shporta e Ramazanit”, realizoi shpërndarjen e parë të shportave, me artikuj ushqimor themelor.
Shpërndarja u bë në fshatin Sllatinë, ku u shpërndanë 40 shportat e para në familjet e të varfërve, skamnorëve dhe jetimëve.
Përndryshe, shpërndarja do të vazhdojë edhe tjera ditë, gjatë muajit të Ramazanit.
FRI shpreh falenderime deri te të gjithë ata që finansuan dhe kontribuan në këtë aksion.