Categories
Lajme

Shqipëri, homoseksualizimi do të bëhet lëndë mësimore!

Në programin e shkollave do të futen libra për kulturën e homoseksualizmit. Iniciues i këtij aksioni zyrtar është Avokati i Popullit, Igli Totozani, por edhe dy ministri të qeverisë Berisha e kanë përfshirë në detyrat e tyre të këtij viti.
Për këtë çështje, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i është përgjigjur rekomandimit duke theksuar se: Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka propozuar që të parashikohen këto masa në Draft Planin Kombëtar të Veprimit për të drejtat e personave LGBT, që po koordinohet nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, masa të caktuara për përmirësimin dhe plotësimin e kurrikulave në shkolla si dhe për trajnimin e stafit akademik.
Kuvendi ka marrë në dorëzim dje raportin që sugjeron përfshirjen në kurrikulat dhe programet arsimore të informacioneve rreth komunitetit LGBT.
Dje u është shpërndarë anëtarëve të nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, raporti për të “Drejtat e personave LGBT”, i përgatitur për vitin 2012, në të cilën përfshihen një sërë rekomandimesh, siç është ndryshimi i kurrikulave arsimore dhe ndryshimet në Kodin Penal. /Shekulli/

Exit mobile version