Categories
Lajme

Shqipëria lidhet me Kosovën me rrugë fantastike, Maqedonia e anashkaluar

Mungesa e infrastrukturës përkatëse është një nga problemet kryesore për zhvillimin ekonomik të vendit. Kështu theksojnë biznesmenët e Odës Ekonomike të Maqedonisë. Ata thonë se ankesa kryesore që vjen nga investitorët e huaj është infrastruktura e keqe.
“Para disa kohësh vizituam me kolegë ‘Xhonson Kontrolls’ dhe vërejtja e parë ishte infrastruktura. Edhe ata thanë se ne shfrytëzojmë si rrugë ‘Korridorin 4’, Bullgari, Rumani, Hungari, Sllovaki – ku kanë fabrika. Më tutje, Gjermania meqë në Gjermani ateron lënda e parë nga Kina. Prej atje nisen produktet e gatshme. Ata shprehen se jo vetëm infrastruktura e fortë, por edhe ajo e buta, janë në gjendje të keqe. U ankuan edhe për hekurudhën. Ndërkaq, ai është investitor që është vendosur këtu”, tha Lubica Nuri, Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Ndërsa Maqedonia ka mbetur ‘në vend numëro’, Shqipëria e ndërton në mënyrë të shpejtuar infrastrukturën e saj. Sipas Odës Ekonomike, problemi lokalizohet edhe në sjelljen injorante të të gjitha qeverive, pasi përfitimet nga ndërtimi i infrastrukturës shikohet në perspektivën afatgjate, që do të thotë se do t’i ketë ndonjë qeveri tjetër, ndaj ata orientohen drejt projekteve që janë të dukshme për momentin, por që nuk sjellin zhvillim ekonomik, njofton Alsat-M.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version