Vazhdon të rritet me shpejtësi kapaciteti manovrues i Forcave Ajrore të Turqisë.
Avioni i kontrollit dhe paralajmërimit të hershëm ajror (AWACS) “Shqipja e Paqes” (Barış Kartalı) hyri në inventarin e Forcave të Armatosura.
Pjesëmarrëse në ceremoninë me këtë rast, që u organizua në Bazën e 3-të të Reaktorëve të Turqisë në qytetin Konja, ishte edhe paria e shtetit.
Gjatë ceremonisë u vu theksi mbi rëndësinë e avionëve për industrinë turke të mbrojtjes.
“Të dhënat e vazhdueshme, që do të përfitohen për 24 orë pa ndërprerje nga AWACS-ët, do të na mundësojnë një kontroll më të efektshëm të kufijve dhe garantojnë një siguri më efektive në pjesën jugore të Evropës”, deklaroi Presidenti Abdullah Gyl.
Ndërsa Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha se “flota me 4 avionë AWACS ‘Shqipja e Paqes’ do të jetë syri i Forcave të Armatosura të Turqisë”.
Avioni në fjalë, që mund të fluturojë deri në 20 orë pa ndërprerje me një herë furnizim në ajër, falë radarit të gjeneratës së re me kënd vështrimi 360 gradë, mund të monitorojë një sipërfaqe mjaft të gjerë prej qindra kilometrash pa u ndikuar nga pengesat gjeografike.
“Shqipja e Paqes” mund të ngrihet deri në 10.000 metra lartësi, ka aftësi të monitorojë një sipërfaqe prej 400 kilometrash dhe të konstatojë 1.500 objektiva njëherësh./trt/
Categories