Përfaqësuesja e Zvicrës është kthyer pasditën e djeshme nga Shqipëria në Zvicër, në Aeroportin e Zurichut, një ditë pas ndeshjes që e ka fituar me rezultat 2:1 ndaj Shqipërisë. Në aeroport u është bërë një pritje shumë e përzemërt dhe spontane nga dashamirësit.
Ndonëse në Shqipëri janë pritur dhe përcjellë shumë më mirë se që kanë llogaritur, futbollistët e Zvicrës janë shprehur të lehtësuar me mbërritjen në vendin e tyre.Mediat zvicerane shkruajnë se kombëtarja zvicerane në Shqipëri është pritur në mënyrë shembullore dhe se është treguar krejtësisht e pabazë frika se mund të provokohen rëndë ose të sulmohen.
Edhe ato pak fishkëllima dhe sharje që janë dëgjuar nga publiku, kanë qenë fare minore për të prishur përshtypjen e përgjithshme të mirë nga Tirana, transmetojnë këto media.
Categories