Kryetari i deritanishëm i komunës së Karposhit në Shkup, Stevçe Jakiomvski, i cili ishte pjesë e opozitës maqedonase dhe i cili kundër vullnetit dhe vendimit të partisë së tij u rikandidua për këtë post, në listën e këshilltarëve komunalë ka edhe shqiptarë, njofton “Zhurnal”.
Cilët janë këta shqiptarë që janë në listë të Jakimovskit ende nuk dihet pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ende nuk i ka publikuar listat e plota të kandidatëve, pasi paraprakisht pritet verifikimi nga Komkisioni për lustrim se kanëdidatët nuk janë spiunë.
Por, në fakt, kandidatët shqiptarë për këshilltarë në komunë e Karposhit, që kryesisht është e populluar me maqedonas, në KSHZ janë paraqitur si përfaqësues të partisë serbe Partia e Progresit Serb (PPS) të udhëhqeur nga Dragisha Miletiq.
Partia e Miletiqit ia ka dhënë vulën e partisë Jakimovskit që ai të verifikojë kandidaturën e tij dhe të listës së këshilltarëve para KSHZ-së, pasi vetëm 5 minuta para skadimit të afatit, Jakimovski e kishte dorëzuar kandidaturën e tij në KSHZ.
Se në listën e Jakimovskit ka kandidatë shqiptarë këtë lajm e kishte verifikuar edhe partia e LSDM-së, e cila e ka përjashtuar Jakimovskin nga partia pasi ai nuk e përfilli vendimin e partisë për bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
“Për të verifikuar se partia serbe vetëm ia ka huazuar vulën e partisë, dëshmon edhe fakti se në listën e Jakimovskit nuk ka asnjë kandidat për këshilltarë serb, por ka disa shqiptarë”, njoftuan nga LSDM.