Tre shqiptarë janë autorët e një sulmi terrorist që tronditi Turqinë ditën e djeshme. Media turke “Hurriyet” bën të ditur se, ngjarja e rëndë ndodhi në provincën Nigde.
Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala ka thënë të premten se, dy prej terroristëve të arrestuar që vranë dy zyrtarë të sigurimit në Turqinë qendrore një ditë më parë, janë nga Shqipëria, ndërsa i treti është nga Kosova. Tre persona, përfshi një ushtar dhe një polic, u vranë gjatë të shtënave në provincën Nigde në Turqinë qendrore të enjten. Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala njoftoi se tre terroristë qëlluan me armë zjarri nga një taksi të cilën e kishin marrë me qira në provincën jugore Hatay. Në valixhet e lëna nga tre sulmuesit janë gjetur disa granata dore, plumba dhe armë. Sulmuesit qëlluan me armë zjarri kur xhandarmëria turke dhe forcat e policisë tentuan të ndalojnë një makinë në një postbllok pranë qytetit Ulukisla.
Xhandarmëria dhe forcat e operacioneve speciale të policisë u përpoqën të kapnin sulmuesit, por ata u larguan nga vendi i ngjarjes me një kamion, të cilin e rrëmbyen. Ministria e Brendshme turke njoftoi se, personi i tretë i vrarë në sulmin terrorist është shoferi i kamionit, që u rrëmbye nga tre autorët. Ndërsa në aksin rrugor Mersin-Ankara ka ndodhur edhe përplasja tjetër e armatosur me Forcat e Sigurisë, ku ka mbetur i plagosur në krah edhe një udhëtar.
Objektivat e tre sulmuesve, që dyshohen si pjesëtarë të Al-Qaedas ose ë lëvizjes së shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL), ende nuk janë identifikuar nga autoritetet turke.
Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala ka thënë të premten se dy prej “terroristëve” të arrestuar që vranë dy zyrtarë të sigurimit në Turqinë qendrore ditën e enjte, janë nga Shqipëria, ndërsa i treti është nga Kosova. Tre persona, përfshi një ushtar dhe një polic, u vranë gjatë të shtënave në provincën Nigde në Turqinë qendrore të enjten.
të Stambollit, ku një makinë, në të cilën ndodheshin tre terroristë ka sulmuar forcat e sigurisë turke në vendin e quajtur. Një oficer dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 ushtarë mbetën të plagosur. Sipas policisë turke, dje rreth orës 11.00 postblloku i policisë ndaloi një automjet të dyshimtë në pikën e kontrollit në Hatay.
Ata janë: 18-vjeçarët E.S dhe E.A nga Shqipëria dhe Ç.R nga Kosova, dhe dyshohet se të tre kanë qenë pjesë e celulës terroriste të lidhura me Al Kaeda-n, e quajtur ISID. Të tre shqiptarët ishin duke folur arabisht gjatë sulmit.
Ndërsa sot në mëngjes mësohet se autorët e këtij sulmi janë arrestuar, në Pozant, pasi kishin dalë të blinin bukë në një dyqan gjatë lutjes së mëngjesit.
Policia ka sekuestruar si prova materiale disa municione ushtarake si armë kallashnikov, granata dore dhe disa armë të tjera, ndërsa po kërkohet sërish, edhe me ndihmën e helikopterëve, për një tjetër person të dyshuar se ka lidhje me ta.
/Shekulli Online/
Categories