Categories
Lajme

Shqiptarët, populli më i lumtur në Ballkan

Bazuar në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, World Happiness Report për vitin 2013, shqiptarët rezultojnë të jenë populli më i lumtur në rajonin e Evropës Juglindore.
Studimi përfshin periudhën kohore 2010-2012-të dhe merr nën shqyrtim 156 shtete.
Në këtë studim Shqipëria radhitet në vendin e 62-të, ndërsa Kosova në vendin e 83-të. Sa u përket vendeve të tjera të Ballkanit, ato renditen në mesin e popujve të palumtur.
Maqedonia radhitet në vendin e 118-të, Serbia në të 105-in, Bosnjë Hercegovina në vendin e 107-të. Bullgaria është vendi me popullin më të palumtur duke u radhitur e 144-ta.
Danezët renditen në vendin e parë si populli më i lumtur, ndjekur nga norvegjezët, zviceranët, holandezët dhe suedezët.
Studimi është kryer nga ekspert të ekonomisë, psikologjisë, statistikave, shëndetësisë dhe fushave të tjera të rëndësishme.
Si kritere vlerësimi ata kanë marrë për bazë gjashtë faktorë: prodhimin e brendshëm bruto për banor, aspektin shëndetësor, komunikimin social, shkallën e subjektivitetit personal për të sjellë vendime personale, mbrojtjen nga korrupsioni dhe mirëqenien.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version