Categories
Lajme

Shqiptari nga Saraji, garon për kryetar komune në Francë

Në zgjedhjet lokale në Francë, të cilat do të mbahen më 23 mars, është kandiduar edhe një shqiptar. Besnik Shaqiri i lindur në një qytet në lindje të Francës do të sfidojë demokracinë franceze duke qenë kandidati i vetëm shqiptarë i cili do të kandidojë për postin e kryetarit të komunës në Vevrë dhe Montuaj, me mbështetjen e partisë së ish-presidentit të Francës Nikolla Sarkozy, shkruan reporter.mk.
Besnik Shaqiri është lindur më 11 prill të vitit 1983 dhe rrjedhë nga një familje patriotësh shqiptare nga fshati Arnaqi të Komunës së Sarajit, prindërit e të cilit në vitet e 70-ta kanë emigruar në Francë. Edhe pse i rritur dhe i shkolluar në Francë, Besniku asnjëherë nuk ka haruar prejardhjen e tij shqiptare. Ai gjithmonë përkujton me nostalgji vendlindjen e prindërve të tij, duke vizituar çdo vit familjarët dhe miqtë e tij në Maqedoni. Besnik Shaqiri ka një karierë të bujshme në sferën e gastronmisë, ndërsa për momentin ka themeluar një kompani private e cila merret me ndërtimë në qytetin Vesul, të Francës.

Exit mobile version