17 maji është dita më e rëndësishme e vitit për Norvegjinë. Jo vetëm për vendësit, por edhe për të gjithë emigrantët e natyralizuar. Pika kulminante e kësaj feste është parada e ardhmërisë, ku të rinjtë e shkollave fillore – sidomos maturantët e Oslos – parakalojnë bulevardeve kryesore të kryeqendrës nordike. Kjo paradë udhëhiqet nga flamurtari i qytetit, nder ky që këtë vit i takoi Albert Nezirit, djalit të një emigranti nga Tetova.

 
Ai pati nderin dhe privilegjin që të mbajë një fjalim për babanë e demokracisë së këtij vendi, Henrik Wirgeland – luftëtarin më të madh për të drejta të barabarta për të gjithë njerëzit që jetojnë në këtë shtet.
Në Kushtetutën norvegjeze të vitit 1814, paragrafi 2 ka ndaluar hyrjen e të huajve, por lufta e palodhshme e Wirgelandit ka bërë që ky ligj të abrogohet dhe që sot Norvegjia të njihet si parajsa e demokracisë në Tonë.
Alberti është nxënës i shkëlqyer i shkollës “Linderud” dhe udhëheqës i Këshillit Rinor të rajonit Gruruddalen. Kryetari i komunës së Oslos, Fabian Stang, ka ftuar në drekë Albertin dhe familjen e tij në pallatin komunal (Rådhuset). Në këtë drekë solemne kanë marrë pjesë presidentja e Komitetit të 17 Majit, ministri i Arsimit, shefja e të gjitha drejtorive arsimore të Norvegjisë, ambasadori amerikan, ambasadori anglez, dhe shumë figura tjera të çmuara të jetës publike në Norvegji.
Rijan Neziri, babai i Albertit, ka ardhur në Norvegji në moshë shumë të re. Si shumë emigrantë të tjerë, Rijani ka punuar shumë që fëmijët e tij të kenë gjendje më të mirë ekonomike dhe kushte më të mira për shkollim.
“Lus Zotin t’ia shtojë diturinë dhe ta mbrojë nga çdo e keqe, jo vetëm Albertin, por të gjithë rininë shqiptare anekënd Botës”, tha ai. /ShqipMedia.com/

Shqiptari nga Tetova, “bajraktari” i 200 vjetorit të Norvegjisë

Shqiptari nga Tetova, “bajraktari” i 200 vjetorit të Norvegjisë

 
Shqiptari nga Tetova, “bajraktari” i 200 vjetorit të Norvegjisë

Shqiptari nga Tetova, “bajraktari” i 200 vjetorit të Norvegjisë

Shqiptari nga Tetova, “bajraktari” i 200 vjetorit të Norvegjisë