Maariya nga Lutoni, Angli, është bërë hafize e Kuranit për dy vite edhe atë në moshën shtatë vjeçare.
Ajo Kuranin filloi ta mësoj në moshën 5 vjeçare ku së pari mësoi përmendsh suren jasin . Menjëherë pas kësaj ajo mësoi xhuzin e fundit.
Nëna e saj vërejti se Maariya mban mend dhe dëshiroi që vajza e saj ta mësoj gjithë Kuranin përmendsh. Pasi që në afërsi të vendit të tyre nuk kishte asnjë mësues të hifzit vendosi që vetë ta çoj vajzën drejt titullit hafz i Kuranit.
Ajo për Ilmfeed tha se nuk ishte lehtë dhe se duheshe durim i madh nga të dyja palët.
Maariya mësonte nga pesë orë në ditë ndërsa në mbrëmje nëna e saj ia dëgjonte gjithçka që kishte mësuar.
Për ta motivuar nëna i tha Mariyas se ajo mund të zgjedh vetë çfarë dhurate donë nëse e mbaron hifzin.
Mundi i tyre në fund u shpërblye dhe pas dy viteve mësim Maariya u bë hafize Kuranit.
Nëna e hafizes së vogël tha se është njeriu më krenar në botë pas suksesit të vajzës së saj, duke u lutur që Maariya ta mbaj mend atë që e ka mësuar.
(Islampress)
EDITOR
9 years ago
previous article
Shega një mrekulli natyrore për mbrojtje nga kanceri
next article
FRI – Kumanovë shënoi Ditën Botërore të Mbulesës
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago