Shtëpia e fëmijërisë e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) është në rrezik shkatërrimi për të krijuar hapësirë për një kompleks modern në qytetin e shenjtë të Mekës.
Autoritetet saudite aktualisht janë në proces të modernizimit të qytetit, i cili tërheqë miliona pelegrinë nga e gjithë bota çdo vit për të kryer obligimin e Haxhit. Megjithatë, mosrespekti për vendet historike të qytetit ka zemëruar shumë muslimanë.
Të enjten gazeta “Independent” zbuloi se në qoftë se qeveria saudite miraton planet që janë propozuar, një bibliotekë e vogël që është nga gjërat më kryesore të mbetura nga fëmijëria e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të) do të shkatërrohet.
Dr.Irfan al-Alawi, një historian dhe drejtor ekzekutiv i “Fondacionit për Hulumtim të Trashëgimisë Islame”, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë për gazetën se “shtëpia e Profetit është vendi i fundit historik i mbetur në mbretëri”, duke shtuar se “Shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se ekzistojnë plane për të shkatërruar atë.”/mesazhi/
EDITOR
11 years ago
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago