Në këtë foto të siguruar nga ish – ushtarët e UÇK-së për Portalin Almakos, mund të shihni ‘bazën’ e ushtarëve të UÇK-së në Maqedoni gjatë luftës së 2001-ishit.
Pikërisht në Tanushë të Shkupit, në vitet ku sapo kishte shpërthyer një konflikt i armatosur mes forcave të sigurisë maqedonase, dhe luftëtarëve të UÇK-së, ishin këto shtëpi që shihni në foto që hapën dyert për të rinjt shqiptar, e ku kishin debatuar ish – ushtarët dhe Komandantët e UÇK-së se çdo të ndodhte më tej me hapërimet e të rinjve shqiptar të veshur në uniformën e UÇK-së.
Mu në Tanushë, u krijuan edhe strukturat e para që do ishin të mirë përgatitura për luftime.
Por, në pyetjen e Almakos, se atë kohë a ndodhej lideri i tanishëm i BDI-së, e Zëdhënësi Politik i UÇK-së së vitit 2001, Ali Ahmeti në Maqedoni, disa ish – ushtarë të UÇK-së thonë se, – “Po, këto janë shtëpijat ku janë formuar strukturat e para të UÇK-së, mirëpo Ali Ahmeti atëherë ende s’ishte pjesë e UÇK-së, por ka qenë në Zvicër”.
Përndryshe, këto shtëpi janë pronë e familjes Shaqiri, nga ku vjen edhe Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha./Almakos