Categories
Të tjera

Shtëpitë më të shtrenjta të botës sipas Forbes

Forbes ka realizuar edhe këtë radhe listën e shtëpive më të shtrenjta të botes. Çmimet ndryshe nga viti 2013 në 2014 kanë filluar përsëri të rriten.


Në vend te pare është pallati prej 27 katesh i manjatit indian të çelikut Mukesh Ambani. Për ndërtimin e saj janë dashur vetëm 2 vjet dhe vlera e përgjithshme e saj është 2 miliard dollarë. Pallati ka 6 kate parkim nëntokësor, tre eliporte, nëntë ashensorë, një tempull indu si dhe salla për patinazh dhe shumë komoditete të tjera.

Vila Leopold. Dikur pronë e Gianni Agnelli-t, sot pronarja e saj Lily Safra nuk pranon ta shesë as për 500 milion dollarë të ofruara nga miliarderi rus Mikhail Prokhorov. Aktualisht mendohet se ajo vlen 750 milion dollarë

Në vend të treteë renditet vila super luksoze e Fair Field në New York, pronë e manjatit të magneziumit Ira Rennert. Vlen 248 milion dollarë

Në vendin e katërt ndodhet një kompleks rezidencial, brenda të cilit ndodhet një apartament me sipërfaqe 2300 m katrore dhe që llogaritet të kushtoje 221 milion dollarë. Pronari është rus ose ukrainas.

Në vendin e pestë ndodhet Kensington Palace Garden, pronë e indianit Lakshmi Mittal, e blerë në vitin 2008 për 143 milion dollarë.

Exit mobile version