Vendosja e sistemit të selektimit të punëtorëve të ardhshëm në administratën e shtetit nëpërmjet një lotarie të fatit, duket se i ka inspiruar qytetarët të luajnë kumar që të provojnë fatin e tyre!
Një konstatim i tillë sa duket komik, po aq në vetvete është tragjik për mënyrën se si po trajtohen qytetarët e këtij vendi.
Fati i tyre varet nga një lotari punësimi, nga një librezë partiake, nga kush jep më shumë para ryshfet ose kush ka familjar të afërt që është në ndonjë pozitë të pushtetit.
1600 të punësuar ditë më parë sipas përcaktimit të lotarisë, sot kanë filluar me punë. Nëse i pyet ata duket se janë shumë të lumtur që ndoshta edhe pas 40 viteve kanë gjetur punë, por edhe ata e pranojnë se jeta e tyre ka qenë ferr i vërtetë duke kaluar çdo ditë me vështirësi për të siguruar kafshatën e gojës.
Vetë të punësuarit apelojnë që pushteti mos të luaj me fatin i qytetarëve, por të sigurojë strategji të mirëfilltë për punësim dhe hapje të vendeve të reja të punës.
Punësimet vazhdojnë çdo ditë, por jo në sektorin privat, por në atë shtetëror. Reklamat, zotimet dhe strategjitë ekonomike të qeverisë kanë dështuar plotësisht duke mos mundur që të sigurojë vende të reja të punës, por për t’i kënaqur apetitet dhe kërkesat e qytetarëve, në veçanti të partizanëve partiak, qeveria po hapë vende në administratën shtetërore.
Sa për të sqaruar se qeveria e ka humbur busullën e punësimit vlen të theksohet fakti që përkundër se dy herë ishin zvogëluar të ardhurat për sigurim pensional dhe të kontributeve, për sigurim shëndetësor si dhe për Agjencinë për punësim. Por, qeveria katër herë me radhë e anulon zvogëlimin e fundit të kontributeve për sigurimin e obligueshëm social.
Për shkak të një strategjie të tillë të Qeverisë, për zvogëlimin dhe vendosjen e konceptit të bruto pagës, që nga viti 2009 deri në vitin 2013 kemi deficit në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor për rreth 340 milionë euro, e gjitha kjo si rezultat i planifikimit të keq të bruto prodhimit.
admin
11 years ago
previous article
Egjipt, tentim per atentat ndaj Sisit
next article
Shumë studentë janë ‘analfabetë funksional’
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago