Categories
Lajme

Si arriti Izraeli që me një postim në Twitter të dridh çmimin botëror të naftës

Të enjtën, ushtria izraelite postoi një informacion në Twitter me të cilin dukej se Izraelit do të fillojë ofanzivë ushtarake kundër Sirisë. Ky status i kuptuar gabimishti ka arritur që ta dridhë tregun botërorë të naftës, njofton AFP.
Kjo gjendje zgjati deri atëherë kur tregtarët botërorë të naftës nuk kuptuan se statusi ka të bëjë me 40 vjetorin e Luftës së “Jom Kimpurit”, njofton albtime.com.
Të mërkurën çmimi i naftës ishte 101,61 dollarë për barel, kurse të enjtën pas publikimit të lajmit, çmimi kërceu në 103 dollarë.
Me këtë lajm erdhi edhe deri te eskalimi i tensionit disa vjeçar mes Izraelit dhe Sirisë.
“Forcat ajrore të Izraelit e bombardojnë aeroportin në Siri që ta pengojnë armatimin sovjetik që të arrijë deri te ushtria siriane”, publikuan në Tiwtter forcat mbrojtëse të Izraelit.
Pas kësaj tregtarët deklaruar se kanë “keqkuptuar” Twitin izraelit, kurse sipas gjitha gjasave ky postim ka arritur efektin e tij. /albtime

Exit mobile version