Gara globale do të prodhojë gjeneratën e pestë të rrjetave mobil, 5G.
5G do të ndjek hapat e njëjtë me atë të  4G dhe 3G, mirëpo këtë herë shkencëtaret janë më të emocionuar rreth kësaj. Ata thonë se 5G do të jetë shumë më ndryshe.

‘’5G do të jetë një rishikim dhe harmonizim dramatik i spektrit të radios,’ ’ thotë profesor Rahim Tafazolli, drejtues i qendrës inovative multimilionëshe 5G të Universitetit të Surrey-it, e financuar nga qeveria.

5G do të funksionojë shumë më shpejt.
_79375035_024508412-1
Profesor Tafazolli beson se  është e mundshme të drejtojë një lidhje informative radiofonike me një kapacitet marramendës prej 800Gbps, që është 100 herë më e shpejt sesa testimi aktual që po bëhet me 5G.
Kur Samsung  deklaroi në vitin 2013 se ishte duke testuar 5G me shpejtësi  1Gbps, gazetarët me emocion raportuan se filmat në HD do të mund të shkarkoheshin brenda një minute.
Shpejtësia prej 800Gbps do të mundësonte  shkarkimin e 33 filmave HD në më pak se një minut.
Sa do të kushtojë 5G?
Ericsson  dhe Huawei thonë se ende nuk e dinë. Derisa të fillojë faza zhvilluese e pajisjes, është ende herët të flitet për çmim.
Mirëpo kjo nuk  i ndal ata që të lënë pas dore hulumtimin në treg.
Në Korenë Jugore,  ku drejtoi 4G, Samsung shpreson se  do të lansojë  një provë  të përkohshme të rrjetit 5G në kohën kur do të mbahen  Lojërat Olimpike Dimërore në 2018.
Që të mos mbetet prapa, Huawei po provon të zbatojë një version për Kupën Botërore të 2018-ës në Moskë.
Pavarësisht  rivalitetit të shfaqur dhe shumave të mëdha që kanë investuar secila në R & D, më e rëndësishmja është se ato do të bashkëpunojnë në  krijimin e 5G, gjë që hap potencialin për krijim të teknologjive të reja./aa/