PYETJA: Si e sqaroni hadithin ku Muhamedi s.a.v.s. transmeton se Allahu i Madhërishëm ka thënë:”Unë jam koha”?
Dr. Bashkim ALIU
PËRGJIGJA:
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej Ebu Hurejres se i dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë:” Allahu i Madhërishëm thotë: Biri i Ademit më fyen kur e shan kohën, e në fakt Unë jam koha, e ndrroj natën dhe ditën”. Kuptimi i këtij hadithi është se injorantët në kohën e xhahilijetit thonin: Qoftë e mbrapshtë koha, na u bë kjo e kjo. Pra, veprat e Allahut të Madhërishëm ia mveshin kohës dhe e shajnë atë. Ndërkaq, realisht këto gjëra i bën Allahu i Lartmadhërishëm. Për këtë, u ndalua sharja e kohës. Kështu e ka komentuar këtë hadith Ibn Kethiri në tefsirin e tij, dhe mendoj se nuk ka nevojë sqarim shtesë pas këtij sqarimi.
Allahu e di më së miri.
Si e sqaroni hadithin ku Muhamedi s.a.v.s. transmeton se Allahu i Madhërishëm ka thënë:”Unë jam koha”?
EDITOR
10 years ago
previous article
Në parlamentin holandez shpërndahen kopje të përkthimit të Kuranit
next article
Njihuni me këtë gjeni 3 vjeç
you might also like
Bota e xhindëve, fakte dhe iluzione
9 years ago
Horoskopi, realitet apo imagjinatë?
9 years ago
NGRËNIA E PASURISË SË GRUAS
9 years ago