Categories
Lajme

Si janë rrogat e krerëve shtetëror të Ballkanit

Të gjithë presidentët dhe kryeministrat e republikave të ish Jugosllavisë e kanë të zgjidhur problemin e strehimit, paga më të larta se 1,000 euro dhe disa prej tyre edhe kursime në banka, shkruan gazette serbe Blic.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është më i “varfëri” nga të gjithë kolegët e tij të ish republikave jugosllave.
Ai merr një pagë mujore pak më shumë se 1,000 euro, dhe përveç një apartamenti prej rreth 30 metra katrorë, s’ka asgjë tjetër, as kursime në bankë e as veturë.
Në anën tjetër, homologia tij sllovene Alenka Bratusek është kryeministrja më e paguar, me pagë 4712 euro në muaj. Përveç që ka pronë (shtëpi, tokë, plantacion pemësh), ajo është edhe pronare e veturës “Mercedes” një klasë e vitit 2010.
Ndër kryeministrat me pagë më të lartë, është edhe ai kroat, Zoran Milanoviq, i cili merr 2689 euro në muaj.
Sipas kësaj renditje, kreu i ekzekutivit kosovar del të jetë i treti. Hashim Thaçi, që aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, merr pagë vjetore prej më shumë se 1400 eurosh.
Pagë mujore jo të madhe merr edhe kryeministri malazez Milo Gjukanoviq. Paga e tij është 1131 euro, por nga vlerësimet jozyrtare ai është ndoshta më i pasuri nga të gjithë kolegët e tij të rajonit.
Përveç pasurive të patundshme, ai është pronar në kompanitë, “Kapital Invest”, pronar i 25 për qind të aksioneve në “Univerzitats” dhe 50 për qind në “Global Montenegro”.
Ndërsa sa i përket presidentëve, edhe këtu lideri i shtetit serb, paguhet më pak se sa homologët e tij nga ish republikat jugosllave, shkruan blic. Ai fiton 1273 euro në muaj, por nuk mund të thuhet se është i varfër, pasi posedon një apartament 194 metra katrorë, si dhe kopshte dhe kullota që shtrihen rreth 14 hektarë, para të kursyera në bankë dhe i ka dy vetura, një “Lada Niva” dhe “Audi A6”.
Presidenti kroat Ivo Josipoviq fiton pothuajse tri herë më shumë se Nikoliq. Ai ka pagë mujore 3249 euro, një apartament, një zyrë dhe 300.000 euro kursime në bankë.
Kurse, Borut Pahor i Sllovenisë jeton në një apartament prej 80 metra katror, shtëpi të trashëguar dhe vozitë një “Reno 4”, 25 vjet të vjetër.
Ndërsa edhe e para e Kosovës, del të jetë e treta në listë. Ajo merr pagë mujore 2,873 euro. Ndërsa ka deklaruar së fundi se ka më shumë se 71 mijë euro para të gatshme, shumicën ërej të cilave të afatizuara, duhet marrë kështu fitim më të madh nga depozitimi i tyre.
Kryesuesi i presidencës së Bosnjës dhe Hercegvinës, Bakir Izetbegoviq është presidenti i dytë më I paguar në rajon. Ai në muaj merr pagë 3.185 euro, derisa në vendin e parë është presidenti kroat, Ivo Josipoviq me 3.249 euro.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov ka pagë 1500 euro, banesë 75 metra katrorë dhe kursime në bankë 100.618 euro.

Exit mobile version