Categories
Të tjera

Si mund të kursesh në detergjentë?

Të bësh vetë produkte pastrimi është një mënyrë e mirë për të kursyer para’ dhe për të kontrolluar kimikatet në shtëpinë tuaj. Kjo është e mundur dhe madje është edhe e lehtë. Disa receta të cilat s’kanë përbërës toksikë, por edhe disa të tjera me përbërës të tillë janë nga më të përdorshmet nga amvisat nikoqire në botë.
Nëse ju provoni t’i bëni këto, sigurohuni që t’i etiketoni që ta dini se çfarë janë dhe mos harroni mbajini larg fëmijëve.
Si të bësh një pastrues xhamash?
Për këtë nevojitet një shishe ujë tonik dhe 2 lugë çaji uthull e bardhë në një çerek litre ujë të ngrohtë. Futini në një shishe sprucuese dhe nisni punën.
Ose një recetë tjetër për pastrues xhamash: Një gjysmë filxhani amoniak të lëngshëm dhe 1 shishe alkool 70 gradësh që mund t’i gjeni lehtësisht në farmaci. Përzijini mirë, futini në një shishe spray dhe mos harroni të shënoni sipër se çfarë është.
Si të bësh një disinfektues?
Për këtë shërben uthulla e bardhë, 3 lugë gjelle sapun me bazë vaj ulliri dhe 30 pika çaj bimor që mund të jetë çaj me gjethe limoni. Përzijini në një shishe spray dhe hidhini pak ujë në fund.
Si të bësh një pastrues gjeneral
Për një pastrues që mund ta përdorni për shumë gjëra, mjafton të përzieni ujë tonik, uthull të bardhë dhe ujë të zakonshëm.
Pastrues që nuk gërryen
Spërkatini vendin që do pastroni me sodë buke ose hidheni mbi sfungjerin dhe filloni fërkimin. Më pas me sodë buke dhe me lëng limoni bëni një pastë dhe përdorni sfungjerin për të pastruar.
Si të pastrosh hidrosanitaret?
Për këtë mjafton sodë buke dhe uthull e bardhë. Të dyja bashkë janë zbardhues shumë të mirë. Hidhini ujë tualetit, spërkateni me sodë buke dhe më pas me një spray hidhni uthullën e bardhë. Fërkojeni dhe do shikoni që këto dy përbërës bashkë janë një dinamit i vërtëtë.
Pastrues mobiljeje
Një çerek filixhani uthull e bardhë ose një gjysmë filxhani lëng limoni i përzierë me treçerek filxhani vaj ulliri, do i shkëlqente mobiljet tuaja. Për këtë duhet përdorur një leckë e butë.
Pastrues ajri
Mjaftojnë 2 filxhanë me ujë të nxehtë të përziera me 2 lugë gjelle sodë buke për të pastruar ajrin. Nëse preferoni për ta bërë dhe aromatike këtë përzierje, shtojini një esencë vaji aromatike.
Pastrues tapeti
Është shumë e thjeshtë. Spërkatni sodë buke, lëreni të veprojë për gjysmë ore dhe më pas përdorni fshesën me korent.
Pastrues dyshemeje
Gjysmë filxhani uthull me 4 litra ujë. Kini kujdes, përbërjet me uthull mos i përdorni mbi mermer ose shtrim çimento të hollë.
Pastrues parketi
Disa pika ilaç enësh përzijini me 4 litra ujë të ngrohtë dhe me një leckë të shtrydhur mirë, fërkoni parketin.
Pastrues lavastoviljeje
Për një pastrues të tillë, duhet gjysmë filxhani sapuni i lëngshëm me bazë vaji ulliri. Gjysmë filxhani ujë. 1 lugë çaji lëng limoni. 3 pika ekstrakti çaji bimor dhe çerek filxhani verë e bardhë.
Përzijeni fillimisht sapunin me ujin. Më pas shtoni pjesën tjetër të përbërësve deri sa të bëhen një masë. Përdorni 2 lugë gjelle për çdo larje.
Detergjent për larje rrobash
1 kallëp sapuni të grirë dhe gjysmë filxhani sodë larjeje që mund ta gjeni në farmaci.
Përdorni 1 lugë gjelle për larje ose 2 për rroba me njolla. Kjo përbërje krijon pak shkumë dhe funksionon më mirë kur hidhet nga kapaku ku futen rrobat.
Zbutës rrobash
Nëse doni t’i zbusni rrobat shtoni gjysmë filxhani uthull të bardhë në ciklin e shpërlarjes.
Këto ide jo vetëm që mund t’ju kursejnë para’ dhe ju mbajnë larg nga kimikatet.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version