Categories
Lajme FRI

Si mund të shpejtoni apo ngadalësoni videot në YouTube

Duke e ditur që po jetojmë në botën e informacionit, ku gjërat ndryshojnë vazhdimisht dhe ku çdo ditë ndodhin zbulime, është e nevojshme që të mësojmë.
Një alternativë për të mësuar, duke shfrytëzuar teknologjinë, janë videot në YouTube. Universitete të ndryshme me renome ndërkombëtare, si Harvard, MIT, Standford etj, vendosin ligjëratat në YouTube, duke iu mundësuar atyre që nuk janë të pranishëm të mësojnë duke i shikuar ato.
Por ndodh që në disa nga këto ligjërata ligjëruesi shpjegon jo në atë shpejtësinë e duhur e cila do të mund të ishte e kapshme për çdo dëgjues. Për shembull, mund të ndodh që ndonjë problem i ndërlikuar të shpjegohet shpejt e të mos kuptohet, kështu që mund të jetë e nevojshme të rishikohet ajo pjesë duke e kthyer prapa videon, por me siguri që e keni vërejtur mungesën e mundësisë që të mund ta shikoni një video të tillë në një ritëm më të ngadalshëm.
Dhe anasjelltas, ndoshta ndonjë gjë e thjeshtë dhe e kuptueshme për ju është duke u shpjeguar në një ritëm më të ngadalshëm se sa që do të dëshironit dhe do të donit që ta përshpejtonit ligjëratën.
Këtë gjë fatkeqësisht ende vetvetiu (ang. default) nuk e mundëson YouTube, por derisa të vijë kjo veçori në YouTube, ju do të duhej që të gjenit ndonjë zgjidhje. Dhe pikërisht kjo është ajo që do të paraqesim në këtë video.
E tëra që duhet të bëni është që të klikoni këtu dhe më pas të klikoni tek Join the HTML5 Trial dhe pastaj do të paraqitet një shenjë e gjelbër që tregon se ju jeni në provën HTML5. Me kaq përfundon ajo që duhej të bënit për t’ia mundësuar vetes që të shpejtoni apo ngadalësoni ritmin e rrjedhës së një videoje.
Facebook dhe Google të investojnë në Vevo
Tani ju thjesht duhet të shkoni tek videoja që dëshironi ta shpejtoni apo ngadalësoni dhe të klikoni tek opsioni Settings, ku mund të zgjidhni ritmin e rrjedhës së ligjëratës.
Duke e ditur që në këtë shekull ekzistojnë këto mundësi, tani është vërtet për t’u shqyrtuar serioziteti në arsyetimet që nuk është arritur përgatitja në një fushë të caktuar. Thjesht ju duhet vullneti që të mësoni duke i shfrytëzuar këto mundësi. (PCWorld Albanian)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version