Categories
Lajme FRI

Si mushkonja rreth dritës….

Në kohërat që jetojmë çmenduria e telefonave të zgjuar dhe kompjuterëve po ecën me ritme të shpejta. Në rastet kur njëri nga bashkëshortët i përkushtohet më shumë teknologjisë lidhja ose marrëdhënia e tyre fillon të ndikohet negativisht,  më shumë se më pare. 
Motivimi kryesor i njerëzve dhe organizmave të tjerë është të qëndrojnë në jetë, të shmangin rreziqet dhe të lënë pas  të ngjashmin e llojit të tyre. Por ndryshe nga të tjerët njeriu është një krijesë e cila  zakonisht vrapon pas kuptimit të individuales në jetë. Përsëri kur i hedhim një sy natyrës shikojmë se bimët dhe veçanërisht kafshët nuk e harxhojnë kot kohën dhe energjitë, gjë që nuk ndodh tek njeriu. 
Me zhvillimin e teknologjisë dhe përhapjen e shpejtë të telefonave celularë apo internetit  e shohim se njerëzit  janë prekur nga një çmenduri kolektive. Dhe çdo ditë shohim sesi njerëz të shumtë hyjnë në një të çarë të kësaj çmendurie dhe shndërrohen në një pjesë të saj.
Mund të çuditemi shumë kur shohim sesi edhe kritikët më të rreptë janë fokusuar në modelet e fundit të celularëve dhe  janë larguar nga të afërmit . Ç’është më e çudtishmja ato nuk arrijnë të shkëputen nga diçka që nuk i intereson vërtet.
Ky sistem ushqehet çdo ditë me kurban, viktima të reja dhe të freskëta. Sot është e diel dhe si çdo ditë pushimi njerëzit kanë dalë të shëtisin, ecin në ajër të pastër . Por këta njerëz, trupat e të cilëve janë përputhur me natyrën shpirtin e kanë akoma të lidhur me efektin magnetik të celularëve.
E kuptova se celulari ka të njëjtin kuptim  me kuptimin që përmban drita e rrugës për mushkonjat. Njerëzit sillen rreth tyre ashtu siç sillen mushkonjat rreth dritës. Në kushte normale mushkonja është programuar të jetojë nën dritën e hënës dhe të gjejë rrugën nëpërmjet saj.  Por drita e rrugës nuk është një program në strukturën e saj gjenetike dhe jo vetëm që nuk e ndihmon të gjejë rrugën por ndikon në humbjen e saj dhe krahas kësaj e bën të sillet rreth saj aq shumë derisa t’i  jap fund jetës.
Mushkonja e cila mund të gjente rrugën nën dritën e hënës e humbet qëllimin e jetës së saj duke u sjellë rreth dritës. Nuk mund të shpëtojë nga llampa e koduar si e rrezikshme dhe në shumicën e rasteve vdes e ngjitur për llampë pa arritur të shtojë brezin . Ose në gjuhën e popullit thuhet ‘ shkon dëm’.
Ja pra unë nuk arrij të bëj dallimin në mes të mushkonjës dhe njerëzve të ngjitur pas telefonave të zgjuar , atyre që harxhojnë energjinë dhe kohën duke luajtur lojëra në telefon , duke dëgjuar muzikë, hedhur mesazhe në twitter  apo shpërndarë eksperienca në facebook. Ashtu siç mushkonja sillej rreth dritës së rrugës ashtu dhe njeriu sot po sillet rreth telefonit apo kompjuterit.
Megjithëse në kushte normale duhet të jetë njeriu ai i cili kontrollon telefonin dhe kompjuterin në kohën ku produktet e teknologjisë kontrollojnë njeriun asgjë nuk duket se mund të funksionojë normalisht. P.sh të bisedojmë …të shohim qiellin dhe të meditojmë  ose të  përjetojmë çastin bashkë me fëmijën tone para se ta shpërndajmë në Facebook.  Qëllimi im nuk është t’i bëj një kritikë të ashpër teknologjisë por  le të ndalojmë pak dhe të mendojmë nëse ka apo jo ndryshim mes nesh dhe mushkonjës. Unë mendoj se ka një ndryshim dhe duhet të ketë, po ju?  /strat/
Përgatiti Aisa Kokiçi –

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version