Formula e parë është “D’Hont”, me anë të së cilës do të bëhet ndarja e mandateve midis koalicioneve, dhe metoda e dytë është “Sainte Lague”, që bën ndarjen e numrit të deputetëve brenda koalicionit. “Panorama” publikon dy shembuj se si do të kthehen votat e 23 qershorit në mandate për 12 qarqet e Shqipërisë.
Llogaritja e mandateve fillon me ndarjen midis koalicioneve dhe partive që garojnë të vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Në shembullin e parë është llogaritur ndarja e mandateve për një qark që ka tetë deputetë në total dhe ai parashikohet të ndahet midis katër koalicioneve dhe një partie që garon jashtë tyre. Në këtë qark, koalicioni 1 ka marrë 21 042 vota në total, Koalicioni 2 ka marrë 12 066 vota, Koalicioni 3 ka marrë 11 487 vota, koalicioni 4 ka marrë 4043 vota dhe partia X ka marrë 3259 vota. Sipas formulës “D’Hont”, çdo koalicion do të pjesëtojë shumën totale të votave të marra me numrin e kandidatëve njëri pas tjetrit.
Pra, votat totale do të pjesëtohen tetë herë me radhë progresivisht. Numri i votave total pjesëtohet me 1, pastaj me 2, pastaj me 3, e kështu me radhë, deri në tetë herë, sa është numri i mandateve të qarkut. Në tabelë janë të vendosur numrat e votave, sipas formulës, për tetë herë rresht për të gjitha koalicionet dhe partitë. Pas pjesëtimit fillon edhe ndarja e mandateve sipas vlerës më të madhe. Nëse një koalicion nuk arrin të marrë 5 për qind të votave të një qarku, automatikisht ky koalicion skualifikohet nga përllogaritja për të marrë deputetë. Por votat e marra prej tij nuk llogariten dhe nuk i kalojnë asnjë koalicioni tjetër.
BRENDA KOALICIONIT
Pasi ka marrë katër deputetë në këtë qark, koalicioni do të bëjë edhe ndarjen e mandateve brenda partive që përbëjnë koalicionin. Në shembullin tonë, koalicioni 1 është i përbërë nga 5 parti. Partia A ka marrë gjithsej 11 500 vota, Partia B ka marrë 4000 vota, Partia C ka marrë 2700 vota, Partia Ç ka marrë 2000 vota dhe Partia D ka marrë 842 vota. Ndarja e mandateve brenda koalicionit është më e ndryshme nga ajo e votave në total. Sipas formulës, shuma totale e votave të secilës parti pjesëtohet progresivisht me numrat tek. Pra me 1, pastaj me 3, pastaj me 5, pastaj me 7 e kështu me radhë. Më pas, formula është e njëjtë me të gjitha koalicionet. /Panorama/
EDITOR
11 years ago
previous article
Myslimanët në Amerikë ndërtojnë xhami me fonde vetanake (FOTO)
next article
A është ky shëruesi i kancerit?
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago