Nëse dëshironi të shihni se çfarë po ndodh në jetën e disa shokëve tuaj, por nuk dëshironi ta hapni rrjetin social për shkak të të gjitha kërkesave për lojëra dhe shpallje prej njerëzve që nuk i keni parë me vite. Mos u brengosni, ka mënyra me të cilat mund ta kontrolloni, por pa e hapur profilin në Facebook.
Për fat të keq, do të duhet të “groponi” nëpër Facebook për t’ia arritur qëllimit. Para së gjithash, duhet ti zgjidhni njerëzit prej të cilëve dëshironi të merrni lajme. Mënyra më e lehtë për këtë është ti shtoni në listën “Close Friends”, e cila është automatikisht e krijuar. Këtë listë do ta shihni vetëm ju. Tanimë, të gjitha shpalljet e shokëve në këtë listë do t’ju arrijnë si njoftime.

Hapi i ardhshëm është zgjidhja e mënyrës në të cilën do t’i merrni risitë. Hapini “Settings” dhe klikoni në “Notifications”. Shkoni në “Edit” dhe pastaj “Close Friends activity” për ta shikuar opsionin e njoftimeve nëpërmjet të postës elektronike. Aktivizimi i këtij opsioni do ti dërgojë risitë e fundit nga shoqëria juaj e afërt direkt në postën tuaj elektronike.