Categories
Lajme FRI

Si ta provoni Office 2013 për gjashtë muaj pa pagesë

Nëse keni marrë Office 2013 në version trial (provë), jeni të kufizuar për ta përdorur atë zakonisht për 30 ditë.
Kjo periudhë është e mjaftueshme për disa njerëz, por ndoshta për disa të tjerë do të duhej një kohë më e gjatë për ta vlerësuar paketën, duke marrë parasysh se edhe çmimi i saj nuk është i lirë.
Fatmirësisht, ashtu si me Office 2010, Microsoft ju lejon ta “rivendosni” trial-in e Office 2013 deri në pesë herë, duke ju dhënë gjatë muaj (180 ditë) kohë për ta përdorur pa pagesë.
Edhe pse ky opsion është krijuar faktikisht për administratorët e IT-ve, nuk ka asnjë arsye pse të mos e përdorin edhe vetë përdoruesit.
Më poshtë ju paraqesim mënyrën më të thjeshtë:
1. Hapni Explorer.
2. Klikoni në brendësi të shiritit të adresës dhe më pas bëni “paste” rreshtin e mëposhtëm: C:\Program Files\Common Files\Microsoft Shared\OfficeSoftwareProtectionPlatform
3. Klikoni edhe njëherë në brendësi të shiritit të adresës dhe shkruani si më poshtë: OSPPREARM.EXE
4. Shtypni Enter dhe gjithçka duhet të jetë gati.
Ajo që nuk duhet të harroni është se këtë proces duhet ta përsërisni çdo 30 ditë, sepse në momentin që trial-i juaj skadon, atëhere nuk ka kthim prapa. Pra, mos harroni ta shënoni në kalendar për të mos e harruar. (PCWorld Albanian)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version