Të dua ashtu siç as unë nuk di ta shpjegoj
të dua aq sa as unë s’arrij ta kuptoj!
 
të dua me çdo pjesë të qenies sime
dhe kjo s’mjafton!
 
të dua me çdo pjesë të shpirtit tim
dhe kjo s’është asgjë nga çfarë Ti meriton!
 
por unë të dua
dhe kjo më mjafton!
Shqipe Palloshi