Nëse jeni të kënaqur me opsionet automatike të Microsoft Word-it, programi është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm dhe intuitiv. Por, nëse dini të personalizoni disa gjëra, atëherë e bëni atë t’ju përshtatet ju dhe jo anasjelltas. Ka plot raste, si ky për të cilin do të flasim në këtë artikull, që nuk na pëlqejnë opsionet automatike që na servir Word-i. Një prej tyre është lloji i shkrimit. Dikur ishte Times New Roman, ndërsa sot është Calibri.
Por, të ndryshosh llojin e shkrimit në Word, pra ta bësh atë automatik sa herë që hap një dokument, nuk është diçka që mund ta gjeni me një shikim. Instruksionet e mëposhtme funksionojnë në Word 2010 dhe 2013, megjithatë mund t’i provoni edhe në versione më të vjetra nëse korrespondojnë.
Hapi i parë
Krijoni një dokument të ri. Sigurohuni që e keni hapur bazuar në template-in normal, çka do të thotë se keni përdorur komandën File>New>Blank document për ta hapur.
Hapi i dytë
Shkoni në Home tab. Në seksionin Styles, klikoni me të djathtën kutizën Normal. Nëse nuk e shihni, klikoni shigjetën në ashensorin Styles; do ta gjeni në menunë pop-up. Pasi ta klikoni me të djathtën, zgjidhni Modify.
Do t’ju hapet kutiza dialoguese Modify Style. Atje mund të zgjidhni llojin e shkrimit të preferuar.
Hapi i tretë
Kjo është pjesa më e rëndësishme. Zgjidhni opsionin New documents based on this template para se të klikoni OK.
Kur të mbyllni dokumentin, do të pyeteni nëse doni t’i ruani ndryshimet në template. Klikoni “ok”. Nëse më vonë kaloni sërish përmes këtyre hapave, mos u çudisni kur të shihni se opsioni New documents based on this template nuk është i përzgjedhur. E rëndësishme është që ka qenë i përzgjedhur në momentin që keni ruajtur ndryshimet. (PCWorld Albanian)
Categories